E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Vëngu viziton Kosovën, takohet me kryeministrin Kurti, diskutohet siguria dhe stabiliteti

Pirro Vëngu ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, duke shënuar kështu ndalesën e parë jashtë vendit si ministër i mbrojtjes.

Vëngu u prit fillimisht me ceremoni zyrtare nga homologu Ejup Maqedonci, shoqëruar me togun ceremonial të forcave të sigurisë së Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp diskutuan për thellimin dhe bashkëpunimin sidomos në fushën e mbrojtjes e sigurisë.

“Ndër vite kemi kultivuar raporte të shkëlqyera në aspektin e mbrojtjes, vlerësuam se ka mundësi për thellim dhe zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake që po paraqitet si nevojë”, tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci.

Ministri Vëngu tha se dy vendet qëndrojnë së bashku për të gjitha situatat e sigurisë, ndërsa theksoi  rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët .

 “Gjithashtu situata e sigurisë në rajon qoftë në leximin e Kosovës apo aleanca KFOR-i duhet ndërvepruar në çdo rast”, u shpreh Vëngu.

Gjatë vizitës në Kosovës, ministri Vëngu u prit në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, me të cilin folën  për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›