E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Drejtësisë Gogu pret Këshillin Kombëtar të Notariatit Italian: Fokus tek lehtësimi i procedurave për diasporën

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Këshillit Kombëtar të Notariatit Italian dhe përfaqësues të Dhomës Shqiptare të Noterisë. Diskutimet u fokusuan tek mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave profesionale mes dy vendeve.

Palët ndanë vlerësime mbi marrëdhëniet ekzistuese dhe theksuan rëndësinë e praktikave më të mira në fushën e noterisë. Një nga temat kryesore ishte krijimi i mekanizmave që lehtësojnë procedurat noteriale për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, fillimisht në Itali dhe më pas edhe në shtete të tjera ku ka komunitete të mëdha shqiptare.

Ministri Gogu vuri në dukje se ekziston një potencial i madh për të zgjeruar bashkëpunimin, veçanërisht në funksion të shërbimeve për diasporën shqiptare.

Ai theksoi se Shqipëria po ecën vetëm përpara drejt Europës, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm në këtë rrugëtim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›