E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka bisedime me SHBA-në, Trump dëshiron të ulë çmimet e energjisë dhe të fitojë kohë

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr raportoi se Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se nuk ka asnjë dialog midis Teheranit dhe Uashingtonit, duke rrëzuar deklaratën e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në njoftim thuhet se deklaratat e Presidentit amerikan kanë për qëllim, nga njëra anë, kontrollin e çmimeve të energjisë dhe, nga ana tjetër, fitimin e kohës për të planifikuar veprime ushtarake.

Ministria e Jashtme iraniane gjithashtu pretendon se ka iniciativa nga vendet në rajon për të ulur tensionet, por vëren se këto shqetësime duhet t’i drejtohen Uashingtonit, të cilin e përshkruan si “pala që filloi këtë luftë”.

Trump deklaroi ditën e sotme  se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ai tha se ka urdhëruar shtyrjen e çdo sulmi ushtarak ndaj centraleve energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, duke theksuar se vendimi do të varet nga progresi i bisedimeve që vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›