E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Ushtria po vazhdon operacionin

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka bërë të ditur se ushtria po vazhdon operacionin dhe se është e fokusuar në eliminimin e terroristëve të Hezbollahut, çmontimin e infrastrukturës sulmuese të Hezbollah si edhe shkatërrimin e raketave.

Sipas BBC, Gallant është takuar me drejtorët e lartë ushtarakë për të diskutuar lidhur me vijimësinë e operacioneve, duke nënvizuar se do të thellojë humbjen e Hezbollah.

Gati në një vit luftimesh ndërkufitare nga lufta në Gaza janë zhvendosur rreth 70,000 njerëz në Izraelin verior, ndërsa në Liban, rreth 90,000 njerëz janë zhvendosur rishtas që nga e hëna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›