E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Turizmit dhe Rregullimit të Territorit, Besnik Dervishi, në Konferencën për shtyp që u organizua pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi përpara gazertarëve: Në mbledhjen e sot me

Ministri i Turizmit dhe Rregullimit të Territorit, Besnik Dervishi, në Konferencën për shtyp që u organizua pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi përpara gazertarëve:

Në mbledhjen e sot me të Qeverisë, veç të tjerash, u miratuan disa projekte kardinale, që kanë të bëjnë me politikën e Qeverisë në të ardhmen, në raport me trajtimin e problemit të zonave të ndërtimeve pa leje.

Përpara se të informoj për projektet e miratuara, dëshiroj të bëj një përmbledhje të hapave të ndërmarrë nga Qeveria për zonën që u bë përfaqsuese tipike e zonave infromale dhe pikërisht Bathorja. Organizimi i punës së Qeverisë në zonën e Bathores dhe më gjerë, konsistoi në këto drejtime kryesore:

1.Përmirsime emergjente të situatës konkrete në zonën e Bathores;

2.Përmirsime emergjente nga pikëpamja e planifikimit urban ne zonën e Bathores;

3.Hartimi i akteve afatgjata në pikëpamje të planifikimit urban në zonën e Bathores;

1. Përmirsime emergjente të situatës konkrete në zonën e Bathores;

Në masa emergjente të ndërrmarra nga ana e Qeverisë, në zonën e Bathores mund te konsiderojmë:

a. pastrimin e kanalizimeve kryesore të zonës të cilat përbënin një problem real për higjenën dhe sigurinë e jetës;
b. përshpejtimin e procedurave për fillimin e punimeve në sistemim-asfaktimin e aksit rrugor që përshkon zonën,
c. lidhjen me rrjetin ujësjellës të disa objekteve kryesore publike të zonës (shkolla, qendra shëndetsore, etj).

2. Përmirsime emergjente nga pikëpamja e planifikimit urban në zonën e Bathores;

Një nga pikat e kërkuara nga Komuniteti i Bathores, qe pikerisht përfshirja në Qëndrën e banuar të zonës së ndërtimeve pa leje të |Bathores u punua në këtë drejtyim dhe u arrit që në mbledhjen e KRRTRSH-së dt. 07.05.2003, të merrej Vendimi nr. 4 "Për vijën kufizuese të Qendrës së Banuar Bathore",

3. Hartimi i akteve afatgjata në pikëpamje të planifikimit urban.

Meqenëse problematika e Bathores nga pikëpamja ligjore është e përafërt edhe me shumë zona të tjera te vendit, Qeveria u kujdes të hartoheshin akte sa më gjithëpërfshirëse dhe që të kodifikonin të gjithë problematikën e zonave kryesore infromale të vendit, me qëllim futjen e tyre në rrugën e zgjidhjes.
Për këtë qëllim u arrit në hartimin e këtyre projekt-akteve"

1. Vendim i KM "Për miratimin e Platformës për Urbanizimin e Zonave Informale.
Kjo Platformë, do të përcaktojë hapat konkretë që duhen ndërmarrë, do të vendosë kufij kohorë për secilin hap dhe do të përcaktojë aktorët kryesore, që do të kenë përgjegjsi për realizimin në vijimësi të fushatës së legalizimit dhe urbanizimit të ndërtimeve masive pa leje.
2. Vendim i KM "Për Krijimin e Agjensisë së Urbanizimit të Zonave Infromale"

Kjo agjensi, e cila do të funksionojë pranë Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, do të koordinojë punën ndërmjet propozimeve përkatëse të njësive të qeverisjes vendore dhe do të implementojë politikat në procesin e urbanizimit duke e bashkërenduar me punën studimore e projektuese të organizmave të ndryshëm qendrorë dhe vendorë.
Procesi i legalizimit të zonave informale do të bëhet në përputhje me politikat shtetërore të integrimit të tyre për një zhvillim normal të qëndrueshëm duke i pajisur këto zona dhe me infrastrukturën përkatëse.
Gjithashtu nga Ministria jonë është hartuar edhe Projektligji "Për legalizimin e zonave informale". Sipas eksperiencës edhe të vendeve të tjera në të cilat ky fenomen është i njohur, mënyra e veteme për t'u ardhur në ndihmë me infrastrukturë dhe shërbime është miratimi i një ligji të veçantë për legalizimet masive, në të cilin janë të përcaktuara qartë llojet e ndërtimeve pa leje, mënyra se si do të mblidhet dokumentacioni, dhe organet që do të hartojnë studimet urbanistike për këto zona, procedurat detyrimet e ndërsjellta, etj.
Sidoqoftë, veç faktit që ky projekt do t'i nënshtrohet një tryeze debati më të gjerë, ky Projekt-ligj, siç e kemi theksuar edhe në raste të tjera, është thellësisht i ndërvarur me pro[esin e miratimit të Ligjit të ri për kthim dhe kompensimin e pronave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›