E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i ri i Drejtësisë pret në takim Dumanin: Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane

Ministrini i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani.

Teksa publikon foto të takimit, Lamallari shkruan se ndau me të prioritetet e dikasterit që ai drejton në kuadër të programit qeverisës.

“Shteti i së drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane”, thotë Lamallari mes të tjerash.

Reagimi i tij i plotë:

“Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani.

Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. ????????????????

Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!

#Shqipëria2030????????????????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›