E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja Ibrahimaj takohet me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit: Forcojmë partneritetin dhe dialogun strategjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë vizitës zyrtare në Katar, u takua me Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mundësitë për t’i thelluar dhe forcuar më tej. Po ashtu, në takimin mes dyshes, u vlerësuan iniciativat e përbashkëta dhe u shqyrtuan mundësitë për projekte të reja në fushat e ekonomisë, inovacionit dhe teknologjisë.

Në takim, u trajtuan gjithashtu disa çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe nxitjen e inovacionit si prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve. Ky takim nënvizon përkushtimin e të dy palëve për të forcuar partneritetin dhe dialogun strategjik midis Katarit dhe Shqipërisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›