Minstrovicë, Daritëro Agolli nderohet me titullin "Drita e Minatorit"
MITROVICË- Mitrovica nderoi shkrimtarin shqiptar Dritëro Agolli me çertifikatën "Drita e minatorit", gjatë një aktiviteti të zhvilluar me drejtues dhe zyrtarë të institucioneve lokale dhe qëndrore, shkrimtarë, poetë, krijues dhe dashamirës të letërsisë në qendrën e kulturës "Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë.
Aktiviteti, që u mbajt nën përkujdesjen e ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, iu kushtua poetit Dritëro Agolli, në 80-vjetorin e lindjes së tij.
Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili mirënjohjen e aktivitetit ia dorëzoi poetes nga Shqipëria, Beatriçe Balliçi, në mungesë të Agollit, i cili nuk kishte mundur të jetë i pranishëm për shkaqe shëndetësore.
Aktiviteti letrar "Drita e minatorit" është organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës "Jakup Ceraja".
Në pjesën e dytë të programit të ditë së parë të manifestimit u zhvillua një tribunë letrare me temën: “Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit”, ndërsa në ditën e dytë do të mbahet një orë letrare në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”.
(e.m/ATSH/BalkanWeb)