E Diel, 1 Nëntor 2026

-Miratohen vendime te rendesishme- U zhvillua sot në Durrës, mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Fatos N

-Miratohen vendime te rendesishme-

U zhvillua sot në Durrës, mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano.

Në këtë mbledhje u morën një sërë vendimesh të rëndësishme, ndër të cilat ai për "Planin e zhvillimit strategjik, urban të Bashkisë së Kamzës", dhe "Vija kufizuese e qendrës së banuar të Bathores" ashtu dhe " Disa shtesa në vijën kufizuese të qytetit të Tiranës".

Studimi i "Planit të Zhvillimit Strategjik Urban të Bashkisë Kamëz" do të rakordohet me "Planin Strategjik të Tiranës së Madhe", "Studimin urbanistik mbi zonën suburbane të qytetit të Tiranës" dhe "Planin e Përgjithshëm Rregullues të Kamzës", veçanërisht në aspektin e infrastruktures.

Lidhur me studimin e planit te zhvillimit strategjik urban te Bashkise Kamez, e cila u miratua ne mbledhjen e sotme, Kryeministri Nano u shpreh:

"Mbi baze te platformes te hartuar nga qeveria per ndalimin e masakres urbane, per ndalimin e masakres ekologjike per disiplinimin e zhvillimit urban dhe kontrollin e territorit sot po amendojme disa vendime qe aktivizojne me shume trupa vendimarrese dhe me shume instrumenta ligjore krahas grupeve te punes qe permiresojne legjislacionin ne kete funksion te cilat na lejojne te flasim dhe te qetesojme zhvillimin social dhe desktrutiv te vendit per sanatorion e ndertimeve pa leje dhe per sanatorion e zonave informale suburbane te krijuara.

Nuk ka date tjeter pervec kesaj, nuk ka me asnje mundesi ligjore, asnje vullnet politik apo institucional qe te njohe apo legalizoje vale te reja ndertimesh apo zaptimesh te tokes per qellime urbane apo per qellime te spekullimit imobiliar.

Ne vleresim te platformes qeverisese edhe per planin e zhvillimit te strategjise urbane edhe te Bashkise Kamez, ne jemi duke filluar diskutimin per studimin perfundimtar. Koncepti i vendimit te KRRTRSH, vlereson studimin e planit te zhvillimit strategjik urban te bashkise Kamez dhe perpara miratimit perfundimtar, ky studim do te rakordohet me planin strategjik te Tiranes se Madhe, me studimin urbanistik te zones suburbane dhe me planin e pergjithshem rregullues te Kamzes, vecanerisht ne aspektet e rrjetit rrugor kryesor dhe te korridoreve kryesore te Tiranes. Ky process do te behet ne te njejten logjike te nje platforme te legalizimit te ketyre zonave informale suburbane perreth qyteteve te medha sic eshte rasti i periferise se Tiranes, qe nuk bie ndesh me kryeqytetin dhe me programet strategjike te zhvillimit te infrastruktures ne shkalle kombetare, do te behet ne perputhje me Kushtetuten dhe me legjislacionin qe zgjidh dhe nuk ashperson konfliktet midis pronareve, do te behet ne kete territor duke harmonizuar interesat e pronarit shtet me pronaret privat, pa krijuar me probleme ne funksionimin e jetes se qyetetareve te kesaj zone te komunitetit, si dhe te komunikimit te tyre me territorin me te gjere ne te cilin ata integrohen".

Një tjetër vendim i rëndësishëm i mbledhjes së KRRTRSH-së ishte edhe ai për shfuqizimin e dy vendimeve të KRRT të Bashkisë së Tiranës për sheshin dhe lejen e ndërtimit për objektin "Kompleks Rekreativ në sheshin ‘Italia' dhe "Godinë polifunksionale" në rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit Ekonomik.

Objekti i parë kishte marrë leje për ndërtim nga Bashkia e Tiranës në një hapësirë të përcaktuar si zonë e gjelbër që në vitin 1940 dhe të dhënë me qera e më pas të privatizuar në mënyrë të paligjshme nga ana e administratave të Bashkisë së Tiranës pas viteve '90. I përfshirë në një zonë që konsiderohet monument kulture, ai shkelte të gjitha ligjet që rregullojnë zhvillimet urbanistike në këto zona.

Objekti i dytë, i parashikuar të ndërtohet fare pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në rrugën hyrëse për në Qytetin Studenti dhe i deklaruar si një objekt me karakter polifunksional, përveçse shkelte disa nga normat e urbanistikës për respektimin e distancave, paraqiste edhe disa probleme në lidhje me karakterin e tij, pasi zona ku ai parashikohej të ndërtohej është vetëm me karakter studentor. Per te rishikuar kondicionet urbanistike te objektit, per te respektuar distancat me godinen e Universitetit dhe territoret publike perreth dhe ky vendim i KRRTRSH-se ngarkon per ta zbatuar kete proces Bashkine Tirane dhe Drejtorine e Policise se Ndertimit duke hyre ne fuqi menjehere.

Kryeministri Nano e cilesoi kete si nje nga rastet e nje fenomeni tipik qe ne zinxhirin: komisionet e kthimit te pronave, zyrat e rregjistrimit te pronave, KRRT vendore apo KRRTRSH ka toleruar uzurpimin, masakrimin, shperfytyrimin e mjediseve publike qe lidhen me shkollat pergjithesisht, me institucionet e arsimit publik. "Per te mos shkaterruar te drejten, per te moskapercyer kufirin e ushtrimit te se drejtes, as nga KRRTRSH-ja, projektvendimi qe paraqitet rifton per vleresim ligjor dhe natyrisht konform interesave publike KRRT-ne e Bashkise Tirane per te bashkepunuar ndryshe ne kete funksion, pra ne absorbimin e masakres urbane te trasheguar. Nuk besoj se eshte e huaj per kete aresyetim edhe veprimtaria e Kryeministrit dhe e qeverise kohet e fundit. Po rikujtoj qe kohet e fundit kam urdheruar shkarkimin nga detyra te Drejtorit te Zyrave te rregjistrimit te pasurise. Neser qeveria do te shkarkoje nga detyra kryetarin e Komisionit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave. Per rrjedhoje ky sistem nderhyrjesh ne emer te ligjit dhe instrumentash qe riaktivizojne bashkepunimin midis instancave te ndryshme te vendimmarrjes duke respektuar integritetin e tyre ne qender dhe ne qeverisjen vendore eshte nje shfaqje tjeter e pergjegjesise se perbashket perballe komuniteteve, interesave publike, sipermarrjes se lire, ne optiken e zhvillimit perspektiv qe po dominon. Prandaj po shtroj per formalizim vendimin e KRRTRSH-se qe shfyqizon vendimin e Bashkise Tirane NR.17 (6 tetor 2001) per miratimin e e sheshit te ndertimit te objektit per godine polifunksionale 3,4,5 6, kate ne prone te familjes Badene Rrugen e Elbasanit dhe vendimin NR21 date 27 tetor 2001 te KRT-se se bashkise Tirane qe ka miratuar lejen e ndertimit te ketij objekti pa bere studimin ndertues.
Per te rishikuar kondicionet urbanistike te objektit, per te respektuar distancat me godinen e Universitetit dhe territoret publike perreth, dhe ky vendim i KRRTRSH-se ngarkon per ta zbatuar Bashkine Tirane dhe Drejtorine e Policise se Ndertimit duke hyre ne fuqi menjehere.
.

Në këtë mbledhje u morën edhe një numër vendimesh të tjera të rëndësishme ndër të cilët përmendet ai për: "Monitorimin e procesit të vendimeve që do të marrin KRRT-të e njësive të qeverisjes vendore për periudhën në vazhdim", "Detyra e projektimit për hartimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Lushnjes dhe vija kufizuese e kësaj qendre", dhënia e lejeve të ndërtimit për dy qendra tregtare dhe supermarkete në Kashar përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, si dhe masterplanet dhe planet e përgjithshme të dy zonave me përparësi për turizmin në Voskopojë dhe Dardhë të Korçës.

Brenda muajit maj Kryeminitri Nano u shpreh se do te zhvillohet nje mbledhje tjeter e KRRTRSH-se qe do te fokusohet ne projektet e zhvillimit te turizmit ne vend.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›