E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet grant-marrëveshja për projektin e ekosistemit turistik në Shqipëri

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim letërmarrëveshjen e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për përgatitjen e projektit “Për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik”.

Sipas vendimit, bëhet fjalë për grantin, i cili lidhet me fazën e përgatitjes së projektit për zhvillimin e integruar të ekosistemit turistik.

Marrëveshja, e propozuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, ndërsa teksti i saj i plotë i bashkëlidhet vendimit.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›