E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë/ Vritet me armë zjarri në automjet një 45-vjeçar (EMRI)

Një vrasje me armë zjarri u regjistrua në Mirditë.

45-vjeçari Valter Lleshi, u gjet i vdekur në automjetin e tij, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›