E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miriam Shyti emërohet zv.ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj zv.ministër i Financave

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.

Agjencia për Media dhe Informim bëri me dije sot se Këshilli i Ministrave ka emëruar Miriam Shytin në detyrën e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe është emëruar zëvendësministër i Financave.

Gjithashtu Erjona Bejleri është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›