Misioni në Gaza, Nufi: Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në një mision paqeruajtës, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Pas votimit në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e cilësoi vendimin si një hap që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren.
“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren”, u shpreh Nufi.
Ministri theksoi gjithashtu se Shqipëria, si aleat i SHBA-së, do të kontribuojë në përpjekjet për paqe dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”, tha Nufi.
Me 107 vota pro u miratua sot projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.
/k.s/a.f/r.e/