E Martë, 3 Nëntor 2026

Miss Shqipëria 2024, bukuroshet shqiptare nisin turin drejt qyteteve të Shqipërisë

Edicioni i 26 i konkursit Miss Shqipëria  ka hyrë në fazën finale drejt Kalasë se Peqinit ku dhe do të shpallet mbretëresha e Bukurisë shqiptare me datë 7 qershor. Prej ditës se enjte më 23 maj, 25 finalistet e këtij viti kanë nisur turin zyrtar të këtij edicioni. Miss Shqipëria prej shumë vitesh promovon  vlerat historike e kulturore dhe turistike  të vendit , Turi i Miss Shqipëria 2024 ka nisur nga Dhërmiu e Himara për të vijuar me Sarandën.

“Deri tani eksperienca e turit më është dukur eksperienca më e bukur që kam pasur deri më sot dhe përveç këtij qëllim që kam ardhur deri këtu dëshiroj ta shijoj deri në maksimum këtë eksperiencë”, tha një nga pjesëmarrëset e Miss Shqipërisë.

Miss Shqipëria vijon turin deri me 30 maj  për tu fokusuar më pas  në 6 ditët e fundit në zonën e Peqinit ku dhe do të ngrihet skena madhështore e Miss Shqipëria 2024  .Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›