Mjafton Neres, Napoli mund Romën dhe “përqafon” Milanin në krye të tabelës

Në ndeshjen e javës së 13-të të Serisë A, Napoli i mposhti Romën 1-0, duke marrë tri pikë dhe duke “përqafuar” Milanin në krye të tabelës. Ndeshja u ndez që nga minutat e para në Olimpico, në momentin më të mirë të Romës djemtë e Contes morën epërsinë me një kundërsulm të shpejtë me Neres dhe Hojlund, me brazilianin që shënoi në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, Gasp u përpoq të ndryshonte lojën e skuadrës së tij, por nuk arriti të gjente strategjinë e duhur për të barazuar. Në minutat e fundit, një refleks i shkëlqyer nga Milinkovic-Savic shpëtoi Napolin, me portierin që bllokoi një gjuajtje të fuqishme nga Baldanzi. Të kaltërit më pas qëndruan të vendosur në mbrojtje, duke arritur të siguronin tri pikë vendimtare.