E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjedra, kulturë e re në Kukës, fermerët po eksperimentojnë me kultivimin e frutit për tregun vendas

Në Kukës, disa fermerë kanë nisur të kultivojnë mjedrën, një frut që deri pak vite më parë nuk ishte i pranishëm në këtë zonë. Kërkesa e lartë në treg ka bërë që kjo kulturë të shihet si një alternativë. Në një sipërfaqe prej 4 dynymësh, Lavdrim Shehu ka mbjellë këtë frut, që deri në këtë fazë e quan eksperiment Ai thotë që është viti i  dytë që mjedrat janë në prodhim.

Aktualisht ndodhen në fazën e vjeljes, proces që te mjedra zhvillohet në periudha të ndryshme javore.

Shembujt për kultivimin dhe kujdesin ndaj këtij fryti ai i ka marrë në disa ferma italiane, si edhe përmes mbështetjes së GIZ, duke përfituar informacione dhe shkëmbime eksperiencash

Sa i përket përdorimit të pesticideve, ai thotë se është munduar t’i evitojë ato sa më shumë. Tregu për këtë frut konsiderohet i garantuar, për shkak se vendi ynë në shumicën e rasteve e importon.

Megjithëse vitet e para kultivimi i mjedrës në Kukës është si një eksperiment, tashmë janë katër fermerë të tjerë që merren me kultivimin e saj.

Gazetar: D. Shehu     

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›