Molotovët drejt policisë, merr flakë efektivi

Në përfundim të fjalës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, protestuesit e opozitës hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë.
Një efektiv policie u përfshi nga flakët, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre ishte e menjëhershme. Gjendja shëndetësore e efektivit ende nuk dihet.
Policia iu përgjigj sulmit me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë që godina e Kryeministrisë ishte përfshirë nga flakët, kreu i PD-së, Sali Berisha, shihej në podium duke tundur flamurin shqiptar.

