Molotovët e hedhur nga protestuesit rrezikojnë jetën e qytetarit, zhvendosen drejt ministrisë së Brendshme

Një protestuesi i është rrezikuar jeta nga molotovët e hedhur nga vetë demokratët.
Këta të fundit, pasi lanë ambientet e kryeministrisë u drejtuan drejt selisë së PS-së, ku hodhën molotov dhe u përplasën me forcat e policisë.
Në një moment një molotov hidher afër një protestuesi i cili ndodhej afër pemës, e cila mori flakë.
Fatmirësisht ai është larguar në kohë.




Policia gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës, teksa protestuesit demokratë nuk i ndalin molotovët dhe thirrjet “Rama ik”.
Pas selisë së PS, ata u zhvendosën para ministrisë së Brendshme ku sërish hodhën molotovë.



/vizionplus.tv