Moment emocionues në Anfield, Van Dijk hyn në fushë me fëmijët e Diogo Jota-s

Momente emocionuese në Anfield para ndeshjes midis Liverpool dhe Wolverhampton Wanderers, ekipet për të cilat luajti Diogo Jota gjatë karrierës së tij në Premier League.
Tifozët nga të dy klubet u mblodhën jashtë stadiumit për të bërë homazhe me lule dhe dedikime për kampionin portugez, i cili vdiq në një aksident me makinë më 3 korrik. Pastaj, kapiteni i Reds van Dijk hyri në fushë me fëmijët e lojtarit nën melodinë e këngës “You’ll Never Ëalk Alone”.