E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moment i artë për Strakoshën në Greqi, pret penalltinë në derbin me pesë gola (VIDEO)

Thomas Strakosha po kalon një moment të artë dhe këtë po e konfirmon nga java në javë. Portieri i Kombëtares ka qenë shpesh vendimtar për grekët e AEK, me pritje spektakolare.

Të njëjtën gjë bëri edhe në fundjave. Strakosha ishte spektakolar në fitoren 3-2 të AEK ndaj Panathinaikos.

Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij në derbi.

Vlen të përmendet se Strakosha ishte i pafat te goli i parë i Panathinaikos, pasi rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin në momentin e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›