E Hënë, 2 Nëntor 2026

Momente paniku në Greqi/ F-16 merr flakë gjatë fluturimit dhe ulet me urgjencë në Zakynthos, shpëton mrekullisht piloti

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë kreu një ulje emergjente në aeroportin e Zakynthos, pasi pësoi një defekt mekanik që shkaktoi edhe një zjarr.

Avioni ishte ngritur nga Baza Ajrore e 116-të Luftarake në Araxos dhe po merrte pjesë në një fluturim stërvitor, kur u shfaq problemi teknik. Për këtë arsye, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin më të afërt, atë të Zakynthosit.

Sipas informacioneve paraprake, piloti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar lëndime.

  • Menjëherë pas uljes së avionit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të shuar flakët. Si masë parandaluese, ato përdorën edhe shkumë speciale për të shmangur përhapjen e zjarrit.

    “Forcat Ajrore njoftojnë se të enjten, më 9 korrik 2026, në orën 13:45, një avion F-16 i Skuadronit të 335-të të Bazës Ajrore Luftarake 116, gjatë një fluturimi stërvitor, kreu një ulje emergjente në aeroportin e Zakynthosit për shkak të një defekti. Piloti i avionit është në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaqet e incidentit janë duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore Greke.

    Më shumë nga Ndërkombëtare

    Të gjitha ›