E Martë, 3 Nëntor 2026

Momenti pikant! Rama batuta teksa prezantoi deputeten më të re në Shkodër: Prapë s’e more vesh moshën time…! (Video)

Gjatë fjalës së tij në Shkodër, kryesocialisti Edi Rama pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi deputeten më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija.

Kreu i mazhorancës kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka evndosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj.

Ai e ftoi në podium për të mbajtur një fjalim të shkurtër, teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën.

“Dua të bëj një falenderim dhe urim të veçantë, për këtë gocën këtu, Kejsin. Ne këtu në Shkodër, gjysmën e skuadrës i kemi gra dhe vajza. Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re… prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më të re të Shkodrës, kështu që urdhëro, thuaj dy fjalë! Është Kejsi tjetër ajo, apo jo, është më e reja e Shqipërisë, apo jo…?!”, u shpreh kryesocialisti, teksa i dha mikrofonin kandidates.

Spahija mes humorit e të qeshurave u shpreh:

“S’ka problem, përshëndetje të tanëve. S’ka problem, prapë s’e morë vesh moshën teme… akoma s’e more…! Faleminderit! Përshendetje, du më bë një krahasim, të zhduket diferenca e shumicës, djemve dhe vajzave, se vajzat janë fuqia dhe motori i lëvizjes së krejt Shkodrës dhe PS-së. Unë jam krenare që kam punuar me rininë e Pukës, Fushë-Arrëzit, Vaut të Dejës e krejt malësisë së madhe. Falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më ka dhënë dhe shpresoj t’ia shpërblej dhe që ne të mos e humbim objektivin që kemi për Shqipërinë dhe Shkodrën Europiane”.

Klikoni më poshtë për videon:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›