E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos udhëtoni në Lindjen e Mesme”, ministria e Jashtme apel qytetarëve: Situata është e paparashikueshme

Për shkak të konlfiktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit, ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve të mos udhëtojnë drejt vendeve të Lindjes së Mesme, deri në qetësimin e situatës atje.

Sipas ministrisë, do të ketë një njoftim të dytë se kur shqiptarët mund t’iu rikthehen udhëtimeve të tyre.

“Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”,  thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›