Moskonstituimi i Kuvendit, Kurti: Zgjidhja, votimi i fshehtë

PRISHTINË, 26 maj /ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë, për të cilin, sipas tij, opozita padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin.
Pasi që është pyetur disa herë radhazi, kryeministri Kurti sot pranoi të flasë për mediat, duke thënë se Albulena Haxhiu nuk është në pyetje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
/Kosovapress/