Mosvendimi i Kushtetueses, Dedaj: E hodhi topin te politika, zgjidhja pritet te Parlamenti

Gazetari Eldar Deda tha se mosdalja e Gjykatës Kushtetuese me një vendim lidhur me kompetencat mes ekzekutivit dhe gjyqësorit ka krijuar një krizë të re që kërkon zgjidhje edhe më ekstreme atë të “përdorimit të kartonëve” për të ndryshuar legjislacionin.
Gjatë emisionit “3D” në RTSH, Deda tha se Kushtetuesja e “hodhi topin” te politika dhe se tashmë zgjidhja do të kërkohet në Parlament.
“Mendoj se së pari, mosvendimi ka krijuar jo vetëm krizë, por edhe një krizë të re, e cila është detyrë e madhe e ekzekutivit dhe legjislativit për të marrë një vendim që përcakton qartë ndarjen e pushteteve. Zgjidhja ka ikur në ekstrem, dhe Kushtetuesja është ajo që garanton normalitetin, por ajo hodhi topin tek politika, dhe zgjidhja kërkohet aty. E vetmja rrugë për të përcaktuar kufirin është që të kalojë nga Kuvendi me forcën e vendimit”, tha gazetari.
/rtsh.al/