E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me vranësira të pakta

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/34 Diell
Kukës 18/32 Diell re shi
Lezhë 23/33 Diell
Dibër 13/31 Diell re shi
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 23/34 Diell
Elbasan 23/35 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 22/34 Diell
Korçë 16/29 Diell re shi
Gjirokastër 16/35 Diell
Sarandë 23/33 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›