E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, rriten temperaturat deri në 34 gradë Celsius

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës priten deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut të dobëta e afatshkurtra parashikohen të bëhen prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje, ndërsa në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 17/33 Diell pak re
Kukës 17/32 Diell pak re
Lezhë 16/32 Diell pak re
Dibër 14/32 Diell pak re
Durrës 19/33 Diell pak re
Tiranë 21/34 Diell pak re
Elbasan 18/34 Diell pak re
Berat 15/34 Diell pak re
Vlorë 18/33 Diell pak re
Korçë 14/31 Diell pak re
Gjirokastër 12/34 Diell pak re
Sarandë 19/32 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›