E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me diell në të gjithë territorin

Ditën e sotme (7 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›