E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Për ditën e sotme (27 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›