E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq, ARRSH tregon problematikat që janë shfaqur në disa akse rrugore, si paraqitet aktualisht situata në terren

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë një pasqyrim të situatës në terren, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.

ARRSH bën me dije reshjet e shiut dhe era kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh, kryesisht në zonën veriore, por edhe në aksin Tepelenë-Uji i Ftohtë.

Rrugët sipas ARRSH janë pastruar dhe aktualisht vijon qarkullimi i mjete normalisht.

“Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, njofton ARRSH./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›