E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht deri në këto momente

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht deri në këto momente, pavarësisht kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri të ditur se situata meteorologjike ka shkaktuar në disa raste shmangie apo vonesa gjatë uljes së avionëve, ndërsa Shërbimet e Lundrimit Ajror janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të lindë nga përkeqësimi i mundshëm i motit në orët në vijim.

“Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes. Shërbimet e Lundrimit Ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve gjatë orëve në vijim”, tha Balluku./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›