E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Rama: Policia e Shtetit në gatishmëri për menaxhimin e qarkullimit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët dhe për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga moti i keq.

Rama tha se shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme, si dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë të pranishme në terren, duke siguruar asistencë dhe duke monitoruar qarkullimin e automjeteve.

“Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri. Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme, ‘Shqiponjat’ dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në terren, në ndihmë të qytetarëve dhe për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve,” shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›