Moti i keq, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Autoriteti Portual Durrës informoi sot se për shkak të kushteve të motit në detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.
Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona dhe mbërrin në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era sot në bregdet do të fitojë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 3-5 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
/k.s/r.e/