E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, pushuesit braktisin plazhin, probleme qarkullimi në Lezhë dhe Shkodër

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Ndërkohë si shkak i reshjeve të dendura të shiut, prej më shumë se dy orësh është krijuar trafik i rënduar në akset kryesore Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot.

Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve.

Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›