E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i paqëndrueshëm ketë të shtunë, reshje shiu në gjithë vendin, ç’ndodh me temperaturat

Të shtunën vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat qendrore reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të humbasin gradualisht territorin, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku pritet të jenë me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit mund të arrijë deri në 12 m/s.

Deti do të ketë valëzim të lehtë në Adriatik dhe Jon, me forcë 1–2 ballë.

Temperaturat do të variojnë nga minimale prej 5 gradësh deri në maksimale prej 20 gradësh në rang territori.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›