Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Era pritet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/

