E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot i paqëndrueshëm

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës në jug priten shtrëngata afatshkurtra, përqendruar në relievet malore të territorit, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa valëzimin në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/17 Re diell
Kukës 4/16 Re diell
Lezhë 6/17 Re diell
Dibër 4/15 Re diell
Durrës 9/16 Re shi diell
Tiranë 10/17 Re shi diell
Elbasan 10/16 Re shi diell
Berat 9/15 Re shi diell
Vlorë 11/15 Re shi diell
Korçë 3/12 Re shi diell
Gjirokastër 6/16 Re shi diell
Sarandë 11/16 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›