E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho drejt Realit, e zyrtarizon klubi portugez

Pas shumë spekulimesh, më në fund ka mbërritur deklarata zyrtare e Benfikës: Jose Mourinho do të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit nëse Florentino Pérez fiton zgjedhjet presidenciale.

Deklarata e klubit portugez detajon gjithashtu shumën që klubi madrilen do të paguajë për të liruar trajnerin: 15 milionë euro.

Presidenti Perez është gati ta rikthejë Mourinhon në Santiago Bernabeu dhe kjo nuk është sekret. Por lajmi do të bëhet zyrtar, nëse ai zgjidhet në zgjedhjet e planifikuara për të dielën, më 7 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›