E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji i Ramazanit, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një urim për besimtarët myslimanë në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë një takimi me demokratët në Sukth, Berisha u shpreh se ky muaj është një periudhë e veçantë për besimtarët dhe uroi që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar.

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Sukthit, zonave përreth, i nderuar zoti kryetar i degës, të nderuar zotërinj deputetë, veprimtarë, kandidatë për deputetë, veprimtarë të PD.

Së pari, duhet ta filloj fjalën time me një urim nga zemra për të gjithë ata, të cilët nisin nesër muajin e madhnueshëm të Ramazanit, urimi im është: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë”, tha Berisha.

Besimtarët myslimanë në mbarë vendin po përgatiten për fillimin e Ramazanit ditën e nesërme (19 shkurt), muajit të reflektimit shpirtëror dhe solidaritetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›