E Hënë, 2 Nëntor 2026

Muaji i monumenteve historike, ekspozitë me objektet e trashëgimisë në Elbasan

Me rastin e Muajit të Monumenteve Historike, Instituti Kombëtar i trashëgimisë kulturore prezantoi në Muzeun Etnografik në Elbasan një ekspozitë fotografike bardhezi.

Sipas specialistit të IKT, Xhon Ahmeti nëpërmjet materialeve të ekspozuara, publiku ka patur mundësi të njihet me objekte të një rëndësie të vecantë.

“Ne kemi krijuar aktivitete te tjera dhe ne Elbasan, Gjirokaster, Shkodër. Tani jemi vendosur në Elbasan meqe kemi te bejme me nje monument te trashegimise kulturore. Krahas shtatorit që është muaji i monumenteve por edhe rastin e 80 vjetorit të clirimit të atdheut. Ekspozita jonë, muaj i monumenteve është një iniciativë e IKTK për të ekspoziar një pjesë të arkivit tonë por dhe për të nxjerrë në pa një pjesë të fotografifeve, rivelimeve që nga themelimi i insitutit tone dhe punën e specilisteve të mëparshem që nga themelimi’’, thotë Ahmeti.

Në ekspozitë një pjesë e monumenteve pasqyrohen  para dhe pas restaurimit të tyre. Disa prej tyre janë, Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpi të Sipërme, Kulla Veneciane në qytetin e Durrësit, Kalaja e Gjirokastrës, të cilat demonstrojnë mjaft mirë vlerat historike të vendit tonë.

Drejtori i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit  Artur Guni pohon se restaurimi i këtij I muzeut etnografik te elbasanit do te ndryshoje qasjen e turizmit në qytet.

“Ne e kemi bere kete nderhyrje, restaurimin e ketij objekti, e cila ka ne fokus pjesen e trashegimnis kulturore dhe zhvillimin e turizmit, per te treguar historine tone te pasur kultutore por edhe turizmin”, shprehet Guni.

Fokusi i ekspozitave në Muajin e Monumenteve Historike është qe ato të njihen veçanërisht  nga te rinjte dhe të ngacmojnë interesin e tyre për ti vizituar. /vizionplus.tv

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›