E Diel, 1 Nëntor 2026

Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi kuqezi futet nga stoli dhe i jep fitoren me dy gola trabzonsporit

Ernest Muçi tregoi të gjithë klasin e tij në superligen turke duke shënuar dy gola që kontribuuan në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës së tij Trabzonspor kundër Bashakshehir.

Suksesi i çmendur 4 me 3 në Stamboll, e lejon skuadrën e sulmuesit kuqezi të mbajë hapin e dy skuadrave kryesuese të kampionatit Gallatasarai dhe Fenerbahce. Vendasit e mbyllën në avantazh 2 me 1 pjesën e parë, duke përfituar edhe kartoni i shpejte i kuq i Trabzonsporit.

Ernest Muçi u fut në fushën e lojës në minutën e  63, aktivizim që transformoi edhe lojën e miqve. Trabzonspor fillimisht barazoi rezultatin me penallti në minutën e 75 dhe vetëm pak çaste më vonë ishte futbollisti shqiptar që përmbysi shifrat. Në minutën e parë të shtesës Istambul Bashakshehir riktheu baraspeshën në 3 me 3.

Mirëpo në minutën e 11 shtesë, një gol fantastik i Muçit nga jashtë zone i dha suksesin e madh Trabzonsporit që është vetëm 4 pikë larg kreut. Për Ernest Muçin, i harruar tashmë nga Silvinjo këta ishin golat e para me fanellën e Trabzonspor, ekip ku është dhënë në huazim nga Beshiktashi./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›