E Martë, 3 Nëntor 2026

Mundësi Islam Dudaev fiton medalje ari në Çmimin e Madh të Spanjës

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Mundësi Islam Dudaev ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer në arenën Ndërkombëtare, duke marrë medalje ari në Çmimin e Madh të Spanjës.

Në edicionin e 23-të të Çmimit të Madh të Spanjës, mbajtur në Madrid, morën pjesë mbi 200 sportistë nga 35 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua me Islam Dudaev në peshën deri në 70 kg, ku ka dominuar të 5 ndeshjet e zhvilluara dhe duke marrë medaljen e artë.

Federata Shqiptare e Mundjes bëri të ditur se, me një paraqitje të shkëlqyer në çdo ndeshje, Islam Dudaev dëshmoi sërish se është një kampion i vërtetë, duke treguar forcë, teknikë dhe një shpirt luftarak që frymëzon të gjithë.

1 nga 3

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›