E Diel, 1 Nëntor 2026

Mundësi për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, zbardhet njoftimi i Iranit

Irani ka konfirmuar se po shqyrton propozimet e reja të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Sipas një deklarate të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, organi më i lartë vendimmarrës në vend nën drejtimin e liderit suprem, propozimet janë aktualisht në proces shqyrtimi dhe ende nuk është dhënë një përgjigje zyrtare nga Teherani.

Deklarata u publikua nga Tasnim, e cila raportoi se propozimet janë transmetuar përmes shefit të ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, pas një vizite tre-ditore që ai zhvilloi në Iran.

Sipas autoriteteve iraniane, komunikimi përmes palëve të treta mbetet një nga kanalet kryesore diplomatike në mungesë të kontakteve të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›