E Martë, 3 Nëntor 2026

Mungoi për 6 vite, Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike! AKSHI-t i kërkohet të nisë procedurat

Ministria e Drejtësisë do të risjellë pas 6 vitesh mungesë, mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo kontrolli për urdhrat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga ministria, e cila pranoi për TV Klan se këtë të mërkurë i është drejtuar AKSHI-t me kërkesë për nisjen e procedurave.

Më pas do të vijohet me gjetjen e pajisjeve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme, në mënyrë që brenda këtij viti, sistemi i drejtësisë ta ketë të mundshme aplikimin e saj.

Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike. Ajo u vu në funksion në vitin 2013 dhe u aplikua deri në vitin 2019.

Mbikëqyrja elektronike u ndërpre nga Ministria e Drejtësisë për shkak të problemit që shfaqën pajisjet e blera, duke u konsideruar si cenim i sigurisë.

Gjatë viteve të funksionimit të saj, gjykatat e dhanë si masë mbikëqyrjen me byzylyk elektronik në 347 raste, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Provës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›