E Premte, 6 Nëntor 2026

Mure të shembura dhe dritare të thyera, çfarë ka mbetur në pallatin 5 katësh në Elbasan pas shpërthimit të fuqishëm (VIDEO)

Mure të shembura, tulla, beton dhe xhama të thyer, kjo është panorama e pallatit pesëkatësh në Elbasan një ditë pas shpërthimit të fuqishëm.

Lagjja ku ndodhi ngjarja e rëndë është kapluar nga heshtja, teksa në zonë ndodhet shërbimi zjarrfikës dhe uniformat blu.

Nga pamjet që Report Tv sjell mëngjesin e sotëm në mesin e rrënojave shihen edhe orendi dhe objekte të djegura si pasojë e zjarrit që u përhap me shpejtësi në gjysmën e godinës.

Lajmi kryesor:

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, shkon në 2 numri i viktimave! 69 vjeçari gjendet nën rrënoja pas orësh të gjata kërkimesh (VIDEO)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›