E Hënë, 2 Nëntor 2026

Muzeu i “Vllaznisë”, takim konsultativ për zbatimin e projektit

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Muzeu i “Vllaznisë”, një projekt kushtuar sportit shkodran, po merr rrugën e zbatimit.

Në një njoftim të bashkisë Shkodër, thuhet se muzeu i “Vllaznisë” nuk është më një ide, por një iniciativë konkrete që ka nisur hapat e parë drejt realizimit.

“Ky ka qenë një premtim i kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, që ditën e parë të marrjes së detyrës, dhe tashmë gjithçka është vënë në funksion të realizimit të këtij muzeu, si një vlerë e munguar për qytetin”, thuhet në njoftim.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka zhvilloi takimin e parë konsultativ me figura të njohura të sportit dhe gazetarisë sportive, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi për ndërtimin e një hapësire dinjitoze që do të ruajë historinë, kujtimet dhe lavdinë e klubit legjendar kuqeblu në të gjitha disiplinat.

Shkodra, djepi i sportit shqiptar, do të ketë më në fund një muze në nderim të “Vllaznisë” krenarisë së qytetit prej më shumë se një shekulli.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, gjatë takimit të parë konsultativ me figura të njoh... 1 nga 5

/e.i//r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›