E Diel, 1 Nëntor 2026

Myzeqeja mblidhet në festën e grurit/ Fier, tradita e fermerëve në nisje të sezonit të korrjeve

Në festën e grurit, traditë në Fier  në nisje të sezonit të korrjeve u  mblodhën mijëra vizitorë.

Vizitorët shijuan  gatimet tradicionale   dhe  ndoqën koncertin me muzikë popullore.

Festa e grurit synon të promovojë dhe nxisë fermerët të kultivojnë drithëra dhe vecanërisht grurin vendas.

Drejtuesja e  Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit  tha se  qeveria nëpërmjet subvencioneve po mbështet fermerët të qëndrojnë pranë bujqësisë.

Nisja e sezonit të korrjeve shoqëruar me festimet e banorëve për “bukën e re” daton  që në lashtësi, kurse prej 8 vitesh bashkia e Fierit risjellë  traditën nëpërmjet festes se grurit që zhvillohet pranë Apolonisë antike.

Eventi është vlerësuar nga Agjensia Kombëtare e Turizmit e cila e renditi mes pesë festave tradicionale më të mira në shkallë vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›