E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO furnizon me armë Ukrainën, Trump: Të hënën do të jap një lajm të rëndësishëm për Rusinë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë duke dërguar armë në Ukrainë përmes NATO-s, duke konfirmuar kështu se ka arritur një marrëveshje me Aleancën Veritatlantike.

“Po i dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO-ja po paguan për këto armë 100%. Pra, çfarë po bëjmë është se armët që po nisen, po shkojnë në NATO, dhe më pas NATO-ja do t’i dorëzojë këto armë në Ukrainë dhe NATO-ja do të paguajë për këto armë”, tha Trump.

Në ditët e fundit , kreu i Shtëpisë së Bardhe ka shprehur pakënaqësinë me homologun  tij rus Vladimir Putin, për shkak  të mungesës  së përparimit në bisedime  për përfundimin e luftës. Një mesazh e kishte dhe për të.

“Unë besoj se të hënën do të kem një njoftim të rëndësishëm lidhur me Rusinë”, tha Trump.

Trump  po ashtu tha se është duke e studiuar propozimin e dy senatorëve për vendosjen e sanksioneve dhe tarifave ndaj shteteve që mbështesin luftën e Rusisë, dhe masa tjera ndëshkuese për sistemin bankar të Rusisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›