E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA Finals/ Wemby tradhëton Spurs-at, New York falenderon duke fituar edhe ndeshjen e dytë

New York fiton edhe ndeshjen e dytë në San Antonio me shifrat 105-104. Për ekipin e Knics ky ishte suksesi i 13-të radhazi në këtë fazë play-off ndërsa ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se titulli kampion është vetëm dy ndeshje larg.

Ekipi i Konferencës së Lindjes është dukshëm në avantazh pasi dy takimet e radhës do të luhen në “Madison Square Garden”.

Sa i përket kronikës Knicks dominuan ndeshjen deri në minutat e fundit kur udhëhiqnin me 14 pikë diferencë, por Spurs nuk u pajtuan me situatën dhe arritën që të zeronin këtë avantazh të miqve.

Në minutën e fundit të ndeshjes teksanët gjetën edhe avantazhin falë tri pikëve të Victor Wembanyama. Francezi ishte protagonist absolut pasi 9 sekonda nga fundi ishte autor i një gabimi trashanik kur humbi  kontrollin e topit duke i dhuruar pikët e avantazhit Jalen Brunson. Në fund lojtari i Spurs gaboi edhe një tjetër goditje për tre duke mbyllyr një takim të vështirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›