NBA/ San Antonio dhe Oklahoma City mbeten të pamposhtura, Portland mundin Lakers

San Antonio dhe Oklahoma City vazhdojnë të mbeten të pamposhtura duke fituar katër ndeshje në katër të luajtura deri më tani. Spurs falë kontributit të Victor Wembanyama (24 pikë dhe 15 topa në tabelë) mundën Raptors 121-103.
Ndërsa edhe OKC bëri të vetën fitoren përballë Dallas-it edhe pse me shumë vuajtje. Kampionët në fuqi kaluan në avnatazh të 22 pikëve, por Mavs përmbysën gjithçka në minutat e fundit. Takimi u vendos nga një kosh i Isaiah Hartenstein (16 pikë dhe 12 topa në tabelë) dhje dy goditjeve të lira të Shai Gilgeous-Alexander (23 pikë).
Mbrëmjen e kaluar në parket zbritën edhe Lakers, të cilët kësaj here u mundën edhe pse Austin Reaves me 41 pikë ishte autor i një takimi të madh. Ekipi nga Los Anxhelos nuk mundi që të frenonte Portland, e cila u udhëhoq nga Deni Avdija (25 pikë) dhe Jrue Holiday (24 pikë). Portland Trail Blazers mundën ekipin kalifornian me shifrat 122-108.